Telegrafi

Mbi 15 mijë shtetas të Maqedonisë rivaksinohen në Serbi

Siç raporton MIA, në Beograd dhe Nish sot dhe nesër por rivaksinohen rreth 15 mijë shtetas të Maqedonisë të cilët në mars pranuan dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”.

Po ashtu vazhdon edhe vaksinimi i lirë për shtetasit e Maqedonisë në pikat vaksinale në Serbi.

Rivaksinimi ndodh vetëm në pjesën ku kanë marrë vaksinën e parë.

Sipas të dhënave të Spitalit në Vranjë, të premten 4422 doza janë dhënë për qytetarët e Maqedonisë. Të enjten gjithsej ishin vaksinuar 7.088 qytetarë të Maqedonisë./Telegrafi/