Më shumë se 140 persona, përfshirë fëmijë, mbetën të vdekur në Nigeri kur një cisternë e përmbysur me karburant shpërtheu në flakë gjersa ata përpiqeshin të ‘vidhnin’ karburantin.
Aksidentet vdekjeprurëse me cisterna janë të zakonshme në Nigeri, vendi më i populluar i Afrikës, i cili nuk ka një sistem të efektshëm hekurudhor për transportin e mallrave.
Njerëzit shpesh mbledhin karburant me gota dhe kova – veçanërisht për shkak të çmimeve të larta të karburantit, të cilat janë trefishuar që kur qeveria përfundoi subvencionet e kushtueshme për gazin vitin e kaluar.
Aksidenti i fundit ndodhi në mesnatë në qytetin Majiya të shtetit verior Jigawa kur shoferi i cisternës humbi kontrollin në një autostradë, tha zëdhënësi i policisë, Lawan Adam. Banorët nxituan në vendngjarje para se të shpërthente “flaka masive”.
More than 140 people have been killed in a gasoline truck explosion in Nigeria
A gas tanker truck was involved in an accident in Jigawa state and exploded. pic.twitter.com/fLuFNsFaAv
— NEXTA (@nexta_tv) October 16, 2024
Shumica e trupave ishin të panjohshëm, thanë shërbimet emergjente, shkruan ap.
“Afërsisht 140 persona u varrosën në një varr masiv, përveç atyre të varrosur në vende të tjera”, tha kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave në rajon, Nura Abdullahi, për Associated Press.
Shumica e viktimave të tjera u “dogjën gjer në hi” në vendngjarje, tha Dr. Haruna Mairiga, kreu i shërbimeve emergjente në Jigawa.
Ndryshe, të paktën 48 persona mbetën të vdekur në muajin shtator kur një cisternë karburanti u përplas me një kamion tjetër në veri të vendit. /Telegrafi/