Telegrafi

Mbi 1300 vizita specialistike janë kryer gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës

Foto: Arkiv

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë fundjavës janë kryer mbi 1 mijë e 300 vizita specialistike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë fundjavës kanë pranuar 69 pacientë, transmeton Telegrafi.

“171 Pacientë aktualisht janë të shtrirë; 544 pacientë kanë kryer 5,083 analiza”, thuhet në njoftim.

Të shtunën dhe të dielën kanë ndodhur edhe tetë lindje, 4 djem dhe 4 vajza.

Po ashtu janë realizuar edhe 11 operime; 107 Dializa; 217 Rëntgen, 74 Ultra zëra, 38 CT-ja, 6 Rezonanca magnetike dhe 45 shërbime Fiziatrike./Telegrafi/