Site icon Telegrafi

Mbi 13 të vdekur në Indonezi nga tërmeti

Ishulli turistik Lombok, në juglindje të Indonezisë u godit nga një tërmet i fortë 6,4 ballë. Autoritetet lokale raportojnë për të paktën 13 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Instituti amerikan i Gjeofizikës USGS njoftoi se lëkundjet e fuqishme të tokës ngjallën panik tek banorët, pamjet shfaqin persona të alarmuar duke u larguar nga shtëpitë e tyre dhe turistë duke dalë me vrap jashtë hoteleve ku po qëndronin.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi të vogël rreth 7 kilometra, në orën 06 :47 sipas orës lokale . Tërmeti ka vijuar më pas me qindra lëkundje të fortë të tokës.

Një zëdhënës i agjencisë indoneziane të menaxhimit të katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho raportoi se lëkundja e tokës shkaktoi të paktën 13 të vdekur, rreth 40 persona janë plagosur dhe qindra shtëpi janë dëmtuar.

Pritet që bilanci të përshkallëzohet ende pasi nuk janë mbledhur të gjitha informacionet pas katastrofës natyrore. KP

Exit mobile version