Telegrafi

Mbi 13 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 13 milionë.

Gjithsej 13.041.698 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 3.413.995 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.866.176), India (879.466), Rusia (727.162), Peruja (326.326), Kili (315.041), Spanja (300.988), Meksika (299.750), Britania (289.603), Afrika e Jugut (276.242), Irani (257.303), Pakistani (251.625), Italia (243.61) dhe Arabia Saudite (232.259).

Vendet e tjera me të paktën 70 mijë të infektuar janë Gjermania (199.950), Bangladeshi (183.795), Franca (170.752), Kolumbia (150.445), Kanadaja (107.590), Katari (103.598), Argjentina (100.166), Kina (83.602), Egjipti (82.070), Iraku (77.506), Indonezia (75.699) dhe Suedia (74.898), transmeton Anadolu Agency.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 571.660 persona. Ndërkaq, rreth 7,6 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.