Site icon Telegrafi

Mbi 13 mijë vende pune mbyllen në shtator në Greqi

Sipas Ministrisë së Punës në Greqi, më shumë se 13 mijë vende pune janë mbyllur gjatë muajit shtator në këtë vend, që paraqet rënien e dytë më të madhe në 15 vitet e fundit.

“Viteve të fundit, Greqia është përballur disa herë me shkurtime të shpenzimeve dhe rritjen e taksave të vendosura nga marrëveshja e shpëtimit me kreditorët evropian të Greqisë”.

“Që nga viti 2010 vendi disa herë është shpëtuar nga falimentimi falë kredive të shpëtimit dhe kjo ka çuar në rritjen e papunësisë dhe varfërisë, që rezultoi në një erozion të përgjithshëm mbi standardin e jetesës”, deklaroi, Giannis Karuzos një avokat i punës. /Telegrafi/

Exit mobile version