Shtetasit italian, turq dhe iranian përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2020.
Edhe pse një vit pandemik, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të huajve në Shqipëri u rrit me 0.8% krahasuar me 2019.
Dhe nga totali prej 13 600 personash, rreth 2600 ishin nga Irani, 2067 nga Italia dhe afro 1600 nga Turqia.
Arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri është punësimi, që zë 47,5%, e ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 24%, e me tej për qëllime humanitare apo studime. Edhe te dhënat nga Departamenti për kufirin dhe migracionin tregojnë një rritje të numrit të të huajve të parregullt në territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2020.
Pa dokumentacionin e nevojshëm u identifikuan 18.835 persona, gati 7000 me shumë sesa në 2019. Sa i përket vendit të origjinës kryeson Siria me 6.224 persona, e ndjekur nga Afganistani, Maroku dhe Iraku. 5.793 të huaj të parregullt përsëritës./Tv Klan