Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195.
Ndryshe, pas rritjes së numrit të të infektuarve në Kosovë, edhe spitalet janë mbingarkuar.
Gjendje e rënduar paraqitet edhe në Pejë si pasojë e përhapjes së COVID-19.
Komuna vazhdon të jetë në zonën e kuqe të rrezikshmërisë.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci, ka thënë se personeli shëndetësor po bën të pamundurën për tu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
“Javët e fundit kemi një numër jashtëzakonisht të lartë të hospitalizuarve, pra numri është mbi 100. Duhet theksuar se kapacitetet në spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të mbingarkuara”, ka thënë Loci.
Spitali i Përgjithshëm mbulon pesë komuna të regjionit të Pejës: Deçanin, Junikun, Klinën dhe Istogun. /Telegrafi/