Shkarkimet e bëra nga Apple iOS, Google Android, Windows Phone Marketplace dhe BlackBerry World kanë arritur shifrën prej 13.4 miliardë aplikacioneve të shkarkuara nga përdoruesit e telefonave mobil për tre muajt e parë të vitit, ndërsa të hyrat e mbledhura arrijnë vlerën prej 2.2 miliardë dollarëve, një rritje kjo prej 9 për qind në total.
Shkarkimi i aplikacioneve ka mbetur i rëndësishëm në SHBA dhe Evropë, edhe pse një pjesë e rëndësishme e rritjes ka ardhur nga vendet në zhvillim si Afrika e Jugut, Brazili dhe Indonezia, në të cilat rritja e përdorimit të telefonave të mençur dhe tabletëve është në shkallë shumë të lartë.
App Store i Apple ka mbetur dyqani më i madh dhe më profitabil i aplikacioneve, i cili merr më shumë se 74 për qind të aplikacioneve, ndërsa Play Store i Google merr numrin më të madh të shkarkimeve, duke e tejkaluar Apple me një pjesëmarrje e cila tejkalon shifrën prej 51 për qind. / Telegrafi /