Telegrafi

Mbi 120 mijë të infektuar me COVID-19 që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri

Që prej marsit të vitit të kaluar, bazuar në shifrat ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë infektuar 120,022 persona.

Nga këta persona 2122 kanë ndërruar jetë, ndërsa 83,954 persona kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e padukshëm. Aktualisht janë 33,946 të infektuar në të gjithë vendin.

Për fat të mirë, gjatë ditëve të fundit, ka pasur një rënie të personave të shtruar në spital.

Në raportimin e së premtes, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht në spitalet Covid ndodhen 390 persona.

Ndërkohë është duke vazhduar procesi i vaksinimit ku vetëm gjatë së premtes janë kryer 4998 vaksinime kundër COVID-19 dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit./ A2 CNN