Telegrafi

Mbi 11 mijë të punësuar këtë vit në Shqipëri

Autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit sqarojnë se grupmosha që është punësuar është nga 20-35 vjeç, ndërkohë që kjo kategori është dhe ajo që është më e interesuar, raportoi Top Channel.

Nga të dhënat që raporton Shërbimi Kombëtar i Punësimit rezulton se numri më i madh i punësimeve regjistrohet në industrinë e përpunimit dhe atë të ndërtimit.

Pjesa më e madhe e të punësuarve kanë qenë me shkollë të mesme, ndërkohë që në totalin e punësimeve për vitin 2010, vetëm 1.500 punëkërkues rezultuan të ishin me arsim të lartë. /Telegrafi/