Më shumë se 11 mijë shkencëtarë nga 153 vende të botës, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se bota mund ta pësojë “nga vuajtja e pashembullt” nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim urgjent për të ruajtur biosferën, shkruan The Guardian.
“Shkencëtarët kanë obligim moral të paralajmërojnë njerëzimin për çdo kërcënim ekzistencial”, thonë nënshkruesit e një teksti të botuar në revistën Bio Science, transmeton Telegrafi.
“Pavarësisht 40 viteve negociata globale për ndryshime klimatike, me disa përjashtime, kemi bërë biznes si zakonisht duke dështuar të trajtojmë çështje të ndjeshme”, thuhet në tekstin e aleancës së shkencëtarëve të udhëhequr nga William Ripple dhe Christopher Wolf nga Universiteti i Oregonit.
“Kriza e klimës ka mbërritur dhe po përshpejtohet më shpejtë nga sa prisnin shumica e shkencëtarëve”, shkruajnë nënshkruesit.
Ata rekomandojnë gjashtë hapa që duhet të zbutin efektet më të dëmshme të ndryshimeve klimatike: zëvendësimi i karburanteve fosile me ripërtëritje të ulët të karbonit; të zvogëlohet ndotja siç është metani; të mbrohen ekosistemet në tokë; të konsumohet ushqimi me bazë bimore dhe të ketë sa më pak produkte shtazore; të krijohet një ekonomi pa emetim të dioksid karbonit si dhe të stabilizohet popullsia e botës.
Shkencëtarët thonë se janë inkurajuar nga manifestimet e fundit të rinjve, që çdo të premte po paralajmërojnë qeveritë që të ndërmarrin veprime për të shpëtuar planetin tokë me protestat që po i organizojnë.
Si aleancë e studiuesve botëror, nënshkruesit pranojnë se janë të gatshëm të ndihmojnë qeveritë dhe gjithë vendimmarrësit në biznes, për të zhvilluar dhe arritur një tranzicion për një të ardhme të ripërtërishme dhe të drejtë. /Telegrafi/
“Njerëzimit duhet të veprojë në atë mënyrë që të ruhet jeta në planetin tokë, që është shtëpia jonë e vetme”, thuhet për fund në tekstin e nënshkruesve. /Telegrafi/