Site icon Telegrafi

Mbi 10,000 raste me coronavirus në Zvicër

Rasti i parë i coronavirusit në Zvicër u raportua një muaj më parë.

Ndërkohë, sipas medieve zvicerane, përcjell Telegrafi, deri më tani, më shumë se 10,000 njerëz kanë dalë pozitivë në testin për virusin.

Kjo shifër thuhet se u arrit në bazë të faqes korona-data.ch pasi kantoni i Bernës raportoi se tani ka 624 raste të konfirmuara.

Kjo, siç thuhet më tej, korrespondon me një rritje të 326 rasteve të reja brenda 24 orëve të fundit. Sipas kësaj faqe, aktualisht janë regjistruar 131 vdekje.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, përveç Kinës e cila thuhet se po shkon drejt stabilizimit të gjendjes dhe Italisë që tanimë po llogaritet si “vatra e coronavirusit”, drejt përhapjes së coronavirusit, pa harruar edhe Iranin, edhe Spanja, Britania e Madhe dhe SHBA-të i presin ditë të vështira.

Siç ishte thënë më herët, Madridi dhe Londra po përballen me shpërthime më të këqija të coronavirusit sesa Lombardia në Itali me vdekje që dyfishohen çdo dy ditë – por shkalla e vdekshmërisë së Nju Jorkut mund të arrijë në atë nivel që të tejkalojë të gjithë.

Një analizë e re e numrit të vdekjeve tregon se numri i viktimave në disa qytete është duke tejkaluar shpejt shkallën mesatare të vdekshmërisë të deritanishme, kishte shkruar më herët Daily Mail.

Kostoja humanitare e pandemisë vazhdon të rritet globalisht pasi më shumë se 415,000 njerëz janë infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, dhe më shumë se 18,000 kanë gjetur vdekjen. /Telegrafi/

Exit mobile version