Dogana e Kosovës ka rritur numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve gjatë periudhës Janar – Korrik 2016 që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 49% më shumë.
Faktori kryesor që ka ndikuar direkt në rritjen e numrit të kundërvajtjeve është ndërtimi i sistemeve dhe kapacitete që mundësojnë shpërndarjen e resurseve në pikat më të nxehta dhe më të ndjeshme prandaj edhe rezultatet kanë tendencë rritje, fakt tjetër është se për herë të parë kemi rritje të numrit të kundërvajtjeve të cilat kapen në brendi të vendit që vërteton edhe një herë se reforma e ndërmarr nga dogana është plotësisht e suksesshme. Tabela në vijim tregon qartë se si ka shkuar ecuria e kundërvajtjeve gjatë këtyre shtatë muajve të fundit.
Analizimi i mëtejmë tregon qartë se kemi rritje të dukshme të kapaciteteve për të kapur dhe zbuluar kundërvajtjet në brendi të territorit pasi njësit e anti-kontrabandës qendrore kanë rritur numri e zbulimit në 72 kundërvajtje derisa vitin e kaluar kishim 46.
Derisa nga puna e drejtorive veçohen Drejtoria Doganore e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicës që kanë rritur më së shumti numrin e kundërvajtjeve të zbuluara respektivisht në të dy drejtorit janë kapur 353 kundërvajtje komerciale derisa vitin e kaluar patëm vetëm 166 kundërvajtje.
Kurse rritja më a madhe e numrit të kundërvajtjeve që ndikon direkt në numrin e përgjithshëm ishte fuqizimi i kapaciteteve në sektorin e lojërave të fatit, ku vetëm, gjatë kësaj periudhe u kapën 110 kundërvajtje me lojëra të fatit.
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org . /Telegrafi/