Site icon Telegrafi

Mbi 100 të burgosura prej sot në grevë urie?

Rreth 100 të burgosura në Idrizovë paralajmëruan që prej sot fillojnë me grevë urie. Këtë vendim e shkaktoi letra që ua dërgoi presidenti Gjorgje Ivanov, në të cilën sqaron se nuk do ti falë, njofton 24VEST, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë, rreth 2000 të burgosur nga pothuajse të gjithë burgjet  në vend janë në pritje të përgjigjes së presidentit, nëse do t’ua ul dënimet dhe do ti falë.

Siç mëson 24VEST, ata e kanë kuptuar që është gjithnjë e më e sigurt se arsyetimi do të jetë i ngjashëm si në letrën e dërguar deri te të burgosurat,  dhe përgatiten tu bashkëngjiten në grevën e urisë, diçka që sipas tyre, nuk do të ishte aspak problem meqë presidenti ka vendosur të fal politikanë.

Zyrtarisht greva nuk është e paraqitur në asnjë drejtori burgu, thotë për 24VEST, Lidija Gavrilova, drejtoresha e Drejtorisë së autoriteteve të burgjeve.

Exit mobile version