Site icon Telegrafi

Mbi 100 qytetarë të Rekës së keqe u anëtarësuan në AAK

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot banorët e rajonit të Rekës së Keqe.

Problemet e shumta të banorëve të kësaj zone, ishin në fokus të një debati ku merrnin pjesë disa qindra qytetarë, në Shishmon, me kryetarin Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Haradinaj, tha se fshatrat dhe banorët e Rekës, duhet të jenë ndër prioritetet investuese dhe zhvillimore të Kosovës, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Kosova është shumë e vogël për të pasur trajtim selektiv zhvillimor. Përkundrazi zonat e thella duhet trajtohen në mënyrë të posaçme”, tha Haradinaj.

Sipas njoftimit të AAK, me këtë rast në AAK u anëtarësuan mbi 100 qytetarë, shumë prej të cilëve më parë kanë qenë pjesë e LDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version