Site icon Telegrafi

Mbi 100 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në spitale, në mesin e tyre edhe dy foshnje

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka shënuar rritje numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportimet e datës 24 korrik 2022, të spitalizuar janë 107 pacientë të cilët po trajtohen nga COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 28 pacientë + 2 pacientë në Repartin Intensiv, Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje.

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacient dhe Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version