Site icon Telegrafi

Mbi 100 milionë persona të infektuar me coronavirus në botë

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të coronavirusit në botë ka tejkaluar 100 milionë, sipas ueb-faqes të Worldometer.

Gjithashtu është bërë e ditur se 2,144,745 njerëz kanë vdekur shkaku i COVID-19. Mbi 72 milionë persona janë shëruar.

Format e lehta ose të moderuara të coronavirusit kanë 26 milionë njerëz, ose 99.6 për qind.

Mbi 110 mijë pacientë ose 0.4 për qind janë në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetet e Bashkuara kanë më së shumti viktima, gati 430 mijë, ndjekur nga Brazili (217 mijë), India (153 mijë), Meksika (149 mijë) dhe Mbretëria e Bashkuar (98 mijë). /Telegrafi/

Exit mobile version