Site icon Telegrafi

Mbi 100 milionë përdorues të Operas

Opera ka njoftuar se shfletuesit e vet mobil të internetit në mbarë botën i shfrytëzojnë mbi 100 milionë njerëz. Opera Mobile në janar është shfrytëzuar nga 15 milionë, e Opera Mini 90.36 milionë përdorues unik.

Ekspertët besojnë se shfletimi i internetit në celularë një ditë do të jetë më i popullarizuar sesa shfletimi në kompjuterë. Këtë po e dëshmojmë pikërisht tani, ka deklaruar Jon von Tetzchner, bashkëthemelues i Opera Software.

Shfrytëzuesit e Opera Minit gjithsej kanë shfletuar 52 miliardë faqe, e në të njëjtën kohë me celularët e tyre kanë transferuar 804 milionë megabajt të dhëna. /Telegrafi/

Exit mobile version