Tashmë thuajse të gjithë kanë filluar të dëgjojnë për të.
Këngëtarja e re shqiptare, Ava Max, tashmë ka kapur tregun e huaj me hitin e saj “Sweet but Psycho”.
Kjo këngë ka qëndruar për disa javë në top listat britanike dhe amerikane, gjersa vëmendje të madhe ka marrë edhe në trevat shqiptare.
Që kur kënga e saj u publikua, filloi të shpërndahet më të madhe, dhe tashmë ka kaluar mbi 100 milionë shikime në kanalin YouTube.
Klipi i kësaj kënge shkaktoi mjaft polemika, pasi ai përmbante disa skena të dhunshme, të cilat u komentuan me nota jo të mira nga Avokatët e Shëndetit Mental.
Megjithatë, është bërë e qartë që asgjë nuk është bërë me qëllim të keq për realizimin e kësaj videoje, ndaj dhe shqiptarja është uruar për suksesin dhe konceptin e kësaj video.
Këngëtarja shqiptare sigurisht që i është gëzuar këtij suksesi, teksa duket e motivuar për të punuar tutje, tani që kënga e saj ka arritur këtë sukses.
Amanda Ava Koci përndryshe është shqiptare me prejardhje nga Saranda, e rritur nga prindër emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është duke shënuar hapa të suksesshëm drejt muzikës, teksa është pjesë edhe e albumit më të ri të DJ-të me famë botërore, David Guetta. /Telegrafi/