Mbi 100 ankesa adresohen në PZAP për thyerje të heshtjes zgjedhore
Në ditën e sotme të zgjedhjeve, subjektet e ndryshme politike kanë adresuar mbi 100 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Këto ankesa, sipas kryesuesit të sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku kanë të bëjnë për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Ai nuk ka treguar se për cilin subjekt pretendohet të ketë pasur ankesa më së shumti.
“Sot kanë ardhur mbi 100 ankesa sa i përket thyerjes së heshtjes zgjedhore. Ankesat kanë ardhur nga subjekte të ndryshme. Ndërsa, sa i përket fushatës zgjedhore dhe për periudhën e më hershme, gjithsejtë prej fillimit deri më sot janë mbi 500 ankesa dhe apele”, theksoi Desku.
Ai theksoi se brenda afatit ligjor këto ankesa do të procedohen dhe do të njoftohen palët me vendime.