Këtë vit Shqipëri ka pasur një ‘bum’ turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.
Mbi 10 milionë vizitor të huaj kanë hyrë në Shqipëri këtë vit. Kjo shifër, që është rekord për turizmin shqiptar, u tejkalua mbrëmë (25 dhjetor), në natën e Krishtlindjes.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme më parë.
“LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10,000,000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10.011,500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama në Facebook.
Viti 2023 është viti më i mirë i historisë së turizmit në Shqipëri me mbi 10 milionë vizitorë. Synimi i qeverisë është që sezoni turistik të zgjatet përtej 3-mujorit dhe të kthehet në turizëm gjithëvjetor. /Telegrafi/