Virozat e shumta që qarkullojnë kanë rënduar situatën epidemiologjike në vend.
Pothuajse në çdo familje ka një të prekur prej tyre. Edhe në Institutin e Shëndetit Publik raportohen afro 10 mijë raste në javë me infeksione respiratore.
Drejtoresha e ISHP thotë se nuk është izoluar ende asnjë rast me virusin e gripit ndonëse situata po mbahet nën monitorim.
“Ka një predominancë të virozave tek moshat 5 vjeç e lart”, tha Eugena Tomini-Dr. ISHP.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit publik u bën thirrje grupeve më në risk, siç janë të sëmurët kronikë apo të moshuarit të bëjnë vaksinën e gripit sa ende nuk është vërtetuar se ka hyrë në vendin tonë.
“E mira është të bëhet tani sa nuk jemi prekur në mënyrë që të krijojmë mbrojtje”, u shpreh Tomini.
Nëpër qendra shëndetësore janë shpërndarë tashmë 280 mijë doza të vaksinës anti-grip.
Ndërkohë që në vend qarkullon edhe virusi i Covid-19 për të cilin pritet të mbërrijë një sasi vaksinash, pasi sasia që është gjendje ka skaduar, pasi qytetarët kanë shumë pak ose aspak interes për ta aplikuar./tch/