Telegrafi

Mbi 10 mijë kosovar gjatë ditës shkelin autostradën

Hapja e tunelit të Kalimashit në fund të javës së shkuar, ka sjellë një bum lëvizjes në aksin Kukës-Tiranë.

Shkurtimi i madh i distancave si dhe rruga e mirë, kanë bërë që përveç banorëve të Qarkut të Kukësit, të ketë lëvizje të mëdha edhe nga shqiptarët e Kosovës.

"Çmimet e favorshme të perimeve në tregun e Lushnjës dhe afërsia, rrjedhojë e hapjes së tunelit, favorizojnë edhe furnizimin me perime të tregut kosovar", thotë biznesmeni nga Rahoveci, Naim Helshani.