Telegrafi

Mbi 10 mijë gra kanë fituar kuponë për fertilizim artificial në Maqedoni

Sipas të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor, mbi 10 mijë gra kanë fituar fertilizim artificial në kuriz të shtetit, përmes përfitimit të kuponëve për in vitro që i jep Fondi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dhënia e këtyre kuponëve ka filluar të bëhet në vitin 2008, kur fillimisht çiftet paguanin fertilizimin, e më pastaj kërkonin rimbursim të mjeteve. Në vitin 2010 u zbatuan kuponët, pas miratimit të kërkesave ta arritura në Fond.

Në vitin 2014, FSSH-ja filloi me dhënien e kuponëve për fertilizim artificial edhe për fëmijën e dytë, ndërkaq në vitin 2016 janë dhënë kuponë edhe për fëmijën e tretë dhe të katërt./Telegrafi/