Mbi 10 mijë burra dhe djem të rinj janë bashkuar në provincën Aceh në Indonezi, për të realizuar një vallëzim tradicional.
Të veshur me rroba tradicionale verdhezi, ata u ulën në radhë të ngushta duke duartrokitur në shpatullat dhe kofshët e tyre, për të ndjekur ritmin e një kënge tradicionale, transmeton Telegrafi.
“The Saman” ose ndryshe i njohur si “vallëzimi i mijëra duarve”, është rituali më i popullarizuar të këtij vendi. Në vitin 2001, ky vallëzim është futur në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s.
Ky veprim ka për qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve në këtë provincë.
Kënga e tyre është e fokusuar në rëndësinë e mbrojtjes së parkut Mount Leuser të kësaj provincë, që është “shtëpi” e tigrave dhe elefantëve të rrallë. /Telegrafi/