Site icon Telegrafi

Mbi 1 milion euro grant nga Japonia për shëndetësinë kosovare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve respektive.

Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë dhe ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili,  ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe e cila vlerësohet të jetë e rëndësishme në këtë sektor.

Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha.

Edhe ministri Ismaili ka bërë të ditur se falë marrëveshjes së nënshkruar shëndetësia kosovare do të përfitojë 1,1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë.

“Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/

Exit mobile version