Nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në tërë territorin e Pakistanit, kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona e mijëra tjerë janë lënduar dhe zhvendosur.
Këto shifra janë publikuar një ditë pasi kryeministri i vendit Shehbaz Sharif, kërkoi ndihmë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Mbi 33 milionë njerëz janë zhvendosur, e qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar me vërshimet që kanë filluar në qershor dhe po vazhdojnë të shkaktojnë kaos në Pakistan.
Në raportin e qeverisë të publikuar një ditë më parë, 45 persona humbën jetën nga vërshimet nga e premtja e deri më sot.
E mediat lokale bëjnë të ditur se diga Kach në afërsi të qytetit Ziarat, ka shpërthyer si pasojë e reshjeve të mëdha – duke ua rrezikuar jetën mijëra njerëzve, shkruan The Guardian.
Videot e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqin urat, rrugët e hotelet duke lundruar në ujëra, dhe njerëzit duke vrapuar për t’u evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Pakistan 🇵🇰 flood disaster
National emergency declared. Some officials are comparing monsoonal rains this year to 2010 – the worst flood year on record where nearly 20% of the country became submerged. This is impacting over 30,000,000 people right now.https://t.co/VjZVHVEZpm
— Scott Duncan (@ScottDuncanWX) August 27, 2022
Në anën tjetër ushtria ka dalë në terren për të ndihmuar banorët në zonat më të prekura nga këto vërshime.
Horrifying footage from S. #Pakistan today of entire building washed away by floods. Over 935 people killed, more than 33 million affected, worst natural disaster for country in decades: pic.twitter.com/aO6ZMlQycf
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) August 26, 2022
Ministria pakistanez për Ndryshime Klimatike, e ka quajtur situatën “një katastrofë humanitare të përmasave epike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike”. /Telegrafi/