Telegrafi

Mbi 1 mijë operacione u kryen brenda gjashtë muajve në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë kryer 1 mijë 184 operacione të natyrave së ndryshme kirurgjike.

Në njoftimin e ShSKUK thekson se po ashtu gjatë kësaj periudhe mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulantore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm për 6 mujorin e parë të vitit 2023, janë kryer 1 mijë 184 operacione të natyrave së ndryshme kirurgjike.

Po ashtu, mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulantore, 216 ERCP. 106 Gastroskopi, 99 Kolonoksopi dhe shumë shërbime të tjera të Kirurgjisë Abdominale”. /Telegrafi/