Komuna e Vevçanit sot prezantoi planin dhe programin për edicionin e ri të karnevalit tradicional në këtë komunë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Manifestimi do të fillojë më 10 janar me temë ‘Perspektiva e turizmit kulturor në Maqedoni me theks të veçantë në Vevçan’, më 11 janar do të promovohet romani ‘Para dyerve të larme’ të Kërste Shutinoski i cili jeton në Manastir, kurse më 12 janar do të jetë i hapur trajnimi i akademikut fotograf, Mirçe Vasilev.
Kryetari i komunës së Vevçanit, Cvetomir Urginoski pret që në manifestim të marrin pjesë 15 deri 20 mijë vizitues.
‘Nga viti në vit numri rritet dhe pres që këtë vit të kemi më shumë se 1 mijë maska të cilët tradicionalisht më 13 janarë rreth orës 14 do të prodefilojnë në rrugët e Vevçanit’, u tha në konferencën e shtypit.
Në këtë karneval prezentohen veshje dhe tradita të këtij rajoni. Vitet e kaluara, karnevali i njejtë ka qenë problematik edhe për sigurinë e shtetit se në të janë tallur objekte fetare dhe kombëtare duke i krahasuar me kafshë dhe duke shfaqur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike./Telegrafi/