Bashkia e Shkodrës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se 1038 hektarë tokë janë ende të përmbytura.
Sipas njoftimin, në fshatin Obot rruga ende është e pakalueshme për mjetet e ulëta, për shkak se uji arrin deri në 50 cm.
Lumi Drin vijon ende me gërryerjen e tokave bujqësore në zonat Mali i Vukatanit dhe Harku i Bërdicës.
Njoftimi i plotë i Bashkia Shkodër:
Sipërfaqe totale e përmbytur 1038 Ha
1. Tokë e pakultivuar 298 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
3. Grurë 35 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50cm.
Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 720 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 160 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha
Grurë 25 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 130 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 160Ha
Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, kryesisht në fshatin Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 5 Ha
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha. /OraNews/