Dëbimi i shqiptarëve nga pronat e veta në veri të Kosovës dhe pamundësia për t’u rikthyer, si rrallëherë është ngritur si problem edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ka qenë deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qelaj, i cili ka kërkuar sqarime nga ministri për Kthim, Dalibor Jevtiq, në seancën plenare të mërkurën, e cila u përshkua me mungesa të shumta të deputetëve nga partitë në pushtet, shkruan sot Koha Ditore.
Për mungesat e tyre kanë nisur të ndiejnë “keqardhje” edhe shefat e dy grupeve më të mëdha parlamentare- Adem Grabovci (PDK) e Ismet Beqiri (LDK), të cilët sërish janë detyruar të kërkojnë shtyrjen e votimit për disa pika. Ndërkaq opozita vazhdon t’i bojkotojë punimet e Kuvendit.