Telegrafi

Mbi 1.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë gushtit

Pushues duke bere banjo dielli ne plazhin e Durresit. Temperaturat e nxehta te veres, kane bere qe turiste te shumte, ti drejtohen pishinave dhe bregut te detit, per t'iu larguar vapes./r/n/r/nPeople enjoy the hot weather in the crowded beach in the Albanian Adriatic Sea in the city of Durres on August 13, 2014. Hot weather conditions have reached a peak of 38 degrees Celsius in Albania during the last days.

Vetëm në muajin gusht në Shqipëri kanë hyrë 1.537.191 shtetas të huaj, ose 2,7 herë më shumë se në gusht 2020.

INSTAT bëri të ditur se në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin gusht 2021, janë 2.185.493. Krahasuar me gushtin 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.

Po ashtu, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 2.154.672, duke shënuar një rritje me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2021, janë 677.842. Krahasuar me gushtin 2020, ky numër është rritur me 2,2 herë.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit gusht 2021, janë 1.476.830. Krahasuar me gushtin 2020, ky numër është rritur me 2,8 herë.