Telegrafi

Mbi 1.3 milionë orë të mençura do të shiten gjatë vitit

Njëra prej orëve të Kickstarter, Pebble ka krijuar shumë bujë në publik, po aq sa orët e paralajmëruara nga Apple, Google, Samsung dhe LG, dhe së fundmi Microsoft.

ABI Research ka thënë se gjatë vitit 2013, në tregun global pritet të shiten më shumë se 1.3 milionë njësi të orëve të mençura nga prodhues të ndryshëm.

Sipas ABI Research, sot në treg ekzistojnë katër lloje dhe kategori të orëve: ato për njoftime, për operacione me zë, modelet hibride dhe modelet tjera krejtësisht të pavarura. / Telegrafi /