Hedhja e mbeturinave nëpër rrugët e Prishtinës vazhdon të jetë një fenomen serioz që po i rrezikon qytetarët e saj. Madje ato mund të vërehen edhe afër qendrës së Prishtinës.
Kamera e KosovaPress ka fiksuar disa pamje në rrugicën e Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Xhamisë që ndodhet pranë dhe pamjet lenë për të dëshiruar. Rrugica dhe ambienti përreth është i pushtuar nga mbeturinat që duken se janë të konsumit shtëpiak.
E si për ironi fare pranë ndodhen edhe kontejnerët por përsëri duket se persona të papërgjegjshëm preferojnë t’i hedhin në rrugë.
Vlen të theksohet se edhe mbeturinat shkaktojnë ndotjen e ajrit, problem ky që para pak ditësh ishte tepër i rrezikshëm për banorët e Prishtinës./Telegrafi/