Telegrafi

Mbeturinat “pushtojnë” Dërmjakën e Ferizajt (Foto)

Menaxhimi i mbeturinave paraqitet si problem i vështirë për t’u përballuar nga komunat.

Mbeturinat qofshin ato të mbetjeve inerte apo organike, po pengojnë qytetarët.

Një qytetar që ka dërguar dy fotografi te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini,  pretendon se fshati Dermjakë në Ferizaj është kthyer në deponi mbeturinash.

I mbushur me mbeturina, ky vend përveç se krijon një pamje të pahijshme është një burim sëmundjesh./Telegrafi/