Menaxhimi i mbeturinave paraqitet si problem i vështirë për t’u përballuar nga komunat.
Mbeturinat qofshin ato të mbetjeve inerte apo organike, po pengojnë qytetarët.
Një qytetar që ka dërguar dy fotografi te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, pretendon se fshati Dermjakë në Ferizaj është kthyer në deponi mbeturinash.
I mbushur me mbeturina, ky vend përveç se krijon një pamje të pahijshme është një burim sëmundjesh./Telegrafi/