Site icon Telegrafi

Mbeturinat në fshatin Dëbërcë, sqarohet Komuna e Zhelinës

Komuna e Zhelinës me një njoftim është sqaruar rreth mbeturinave që gjenden në hyrjen e fshatit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Mbledhja e mbeturinave në Komunën e Zhelinës, është dhënë me koncesion dhe realizohet nga një kompani private, e cila për momentin ka edhe leje për transfer-qendrën në vendin e caktuar, në një distancë rreth 3 km nga vendbanimet Dëbërcë, Çiflik dhe Grupçin, si dhe në një tokë bujqësore të klasit 5-të.”

”Ne si komunë jemi të vetëdijshëm se ai nuk është vendi adekuat dhe se shpesh vonohet transferimi i mbeturinave deri te deponia Rusino, për arsye të njohura.”

”Megjithatë, po ashtu jemi të vetëdijshëm se një qasje më e rreptë nga ana jonë për transferin e mbeturinave, do të rezultonte në mbetjen e tyre nëpër amvisëri ose do t’i gjenim gjithkund-nëpër rrugë, rreth lumit etj. andaj për momentin kjo ka qenë zgjidhja e vetme, sepse në të kundërtën kjo do të shkaktonte një katastrofë të plotë ekologjike” thuhet në sqarimin e komunës së Zhelinës.

Storien për këtë problem me mbeturinat në fshatin Dëbërcë e bëri Alsat-M, ekipi i të cilit u kërcënua nga kryetrari i bashkësisë lokale Besim Hamiti./Telegrafi/

Lexo po ashtu Dëbërca ngulfatet nga mbeturinat, kërcënohet gazetari i Alsatit! (Video)
Exit mobile version