Jo rrallë herë mbeturinat kanë qenë problemi kryesor me të cilin janë përballur banorët e lagjeve të kryeqytetit.
Por në lagjen “Arbëria”, banorët përpos mbeturinave po përballen edhe me një tjetër problem.
Gjellëtorja “Majaci” tepricën e gjellërave po i hedh në kontejnerët, gjë që sipas banorëve po shkakton kundërmim të tmerrshëm.
Një banorë i cili ka dërguar fotografitë në adresë të Telegrafit, ka thënë se kjo gjellëtore po na bënë zullum dhe terror në këtë mënyrë./Telegrafi/