Telegrafi

Mbeturina të shumta, në hapësirën ku u zhvilluan Lojërat Tradicionale të Rugovës (Foto)

Ka përfunduar edicioni i 25-të i Lojërave Tradicionale, që janë zhvilluar në fshatin Llutovë të Rugovës.

Mirëpo, pjesëmarrësit kanë lënë sasi të mëdha të mbeturinave, ndërsa ende askush nuk është kujdesur që t’i largojë, transmeton Telegrafi.

Kjo hapësirë që shfrytëzohet si vendkalim për në Rekë të Allagës, është shembull i keq për turistët e shumtë që janë për momentin në vizitë. /Telegrafi/