Një mjek nga Luiziana identifikoi mbetjet e gjetura në një aligator që peshonte rreth 220 kilogramë dhe përcaktoi se ishte Timothy Satterlee (71), i cili u zhduk muajin e kaluar gjatë uraganit Ida.
Gruaja e tij tha se një aligator sulmoi Satterlee më 30 gusht para shtëpisë së tyre në Slidell. Ajo tha se shkoi për të kërkuar ndihmë, por që burri i saj nuk ishte më kur ajo u kthye.
Mjeku ligjor Charles Preston i tha CNN të premten se Departamenti i Jetës së Egër dhe Peshkimit në Luiziana gjeti kafshën, eutanizoi atë dhe gjeti mbetje njerëzore brenda.
“Departamenti informoi zyrën tonë dhe unë shkova atje me hetuesit tanë”, tha Preston. Ai shtoi se ishte mirënjohës ndaj autoriteteve lokale për kërkimin e vazhdueshëm të aligatorit.
Gjegjësisht, sipas ligjit në Luiziana, zyra e mjekësisë ligjore mund të shpallë dikë të vdekur në rast se ai është shpallur i zhdukur për të paktën pesë vjet. /Telegrafi/