Telegrafi

Mbeti vetëm për pesë minuta, ‘shndërrohet’ në personazhin e preferuar nga filmi (Foto)

Eve Lott nga Londra, që kishte mbetur vetëm për pesë minuta, gjeti një ngjyrë të kaltër dhe nisi të lyej fytyrën dhe duart, që të kthehet sikur personazhi i preferuar nga filmi i animuar ‘Smurfs’.

Meqenëse trevjeçarja ishte e qetë, prindërit nuk shkuan ta kërkonin për të parë se çfarë po bënte, derisa u nis për në pasqyrë që të shikonte si dukej, transmeton Telegrafi.

Vogëlushja e lyer me ngjyrë

“Nuk i besoja syve, se ishte krejtësisht e kaltër. Fillimisht më frikësoi, por ajo ishte e gëzuar që dukej sikur Smurfette”, ka thënë nëna e Eve.

Smurfette, personazhi saj i preferuar

Pas dy orëve larje në banjë të nxehtë dhe përdorimit të disa produkteve për pastrim, lëkura saj më në fund është pastruar dhe iu kthye normalitetit.

Pas dy orëve pastrim

“Kisha frikë se mund t’i infektohen sytë, por nuk ka pësuar ndonjë efekt anësor. Madje, nuk preku as muret apo ndonjë orendi”, ka përfunduar rrëfimi saj. /Telegrafi/