Telegrafi

Mbeti vetëm derisa nëna po thante flokët, vogëlushi mbuloi vetën me krem çokolate (Foto)

Clare Fallon e la vetëm të birin që luante i qetë dhe u ngjit në katin e dytë që të thante flokët, mbeti e befasuar kur e gjeti të mbuluar me krem çokolate.

Nëna 32-vjeçare nga Hampshire e Anglisë, ka thënë se Harrison Bird mbeti vet për vetëm 20 minuta, që i mjaftuan ta mbulonte trupin dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi.

Vogëlushi i mbuluar me krem çokolate

Kavanozin që e kishte marrë vet prej dollapit, trevjeçari ka nisur ta hante dhe ta shpërndante gjithandej.

Pasi e lau për dhjetë minuta me ujë të nxehtë, vogëlushit iu largua masa e ngjitshme, por Fallon u desh të thërriste pastruesit profesionit për ta marrë tepihun dhe orenditë sepse nuk po i pastroheshin.

“Nuk e prisja që do e bënte këtë dhe nisa t’i bërtas, por më pas ndalova. Faji ishte te unë që e lash vetëm dhe nuk dëgjoja çfarë po bënte, tani kavanozin e kam vënë më lart”, rrëfeu ajo ngjarjen. /Telegrafi/