Site icon Telegrafi

Mbeti i varur jashtë rrethojës mbrojtëse të ballkonit në katin e 14, fqinjët e shpëtojnë kinezin e vogël (Video)

Një djalë i vogël është shpëtuar, pasi kishte mbetur pothuajse i varur jashtë rrethojave mbrojtëse të ballkonit të katit të 14-të në një ndërtesë në Kinë.

Ky fëmijë identiteti i të cilit nuk është zbuluar, shihet në videon e publikuar më poshtë duke qëndruar i varur duke shpresuar se do ta shpëtojnë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në provincën kineze Jiangsu, ndërsa e gjitha ndodhi derisa tentoi të ngjitet në rrethoja për të parë nëse prindërit e tij po vinin në shtëpi.

Por, ishte reagimi i shpejtë i fqinjëve që e shpëtuan duke u ngjitur me qetësi në katin e 14-të të ndërtesës. /Telegrafi/

Exit mobile version