Site icon Telegrafi

Mbeti për dy ditë me fytyrë të kuqe, aplikoi preparat tjetër dhe jo ngjyrën për maskim (Foto)

Leanne Short nga Britania e Madhe, ka mbetur për dy ditë me fytyrë të kuqe, pasi maskoi fytyrën me një preparat që i skuqë buzët dhe nuk fshihet lehta.

Derisa po luante me të bijat dhe vizatonin maska në fytyrë, 35-vjeçarja e përdori pa dashje këtë mjet kozmetik, aplikimi i të cilit në buzë, zgjatë për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

“Tëra banja u bë e kuqe, derisa përpiqesha ta fshija dhe nuk kisha sukses. Kështu mbeta për dy ditë”, ka thënë Short.

Short me fytyrë të kuqe

Fotografitë ku shihet me fytyrën e kuqe, ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale, për t’ju treguar të gjithëve rrezikun nëse përdorin këtë preparat në fytyrë.

Aq më shumë, këto ditë kur kanë filluar festimet për Halloween dhe të gjithë duan të maskohen për festa të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version