Një grua është shpëtuar në momentet e fundit nga një polic, pasi i kishte mbetur patatja në fyt dhe po ngufatej.
Videoja e filmuar nga kamerat amatore, shfaqin momentin kur polici Gregg Ramseyer futet me shpejtësi në dhomë në Oregon të SHBA-ve, për ta ndihmuar Angelica Sandoval e cila mezi merrte frymë, transmeton Telegrafi.
Sandoval ishte në pauzë të drekës dhe po shijonte specialitetin e saj të preferuar, kur filloi të ngufatet pasi i mbeti patatja në fyt dhe ia bllokoi sistemin respirator.
Edhe pse në ato momente iu afrua kolegia Cassie Sarff, tentimet e saj rezultuan të pasuksesshme, dhe kështu në momentin më kritik u shfaq polici i cili veproi menjëherë.
Për fat të mirë ajo shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa sipas mjekëve që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë mjaftuar edhe pak sekonda që ajo të vdiste nga mungesa e oksigjenit. /Telegrafi/