Telegrafi

Mbeti pa energji elektrike për shkak të stuhive, gruaja nga SHBA-të ngatërron dinamitin me qiri – pëson lëndime të rënda trupore (Video)

Një grua në Konektikat të SHBA-ve është lënduar rëndë kur ngatërroi dinamitin me qiri gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike, pasi kjo zonë ishte prekur nga stuhitë forta.

Nëna e dy fëmijëve kishte dashur të blejë bateri pasi banorët ishin paralajmëruar nga autoritetet lokale se stuhitë janë duke u afruar, por dyqani kishte qenë i mbyllur, transmeton Telegrafi.

Duke parë se nuk ka zgjidhje tjetër, ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar të kërkojë në podrum qiri, por pasi që nuk kishte rrymë dinamiti iu duk si qiri dhe pa u menduar dy herë e ndezi.

Por shpërthimi ishte aq i fortë  sa që e tërë lagjja është dridhur të cilët i telefonuan auto ambulancave. Dhe kur arritën në vendin e ngjarjes, e kuptuan se një grua në vend se ta ndez qiriun ia kishte vënë flakën dinamitit që ka pothuajse formë të njëjtë.

Kjo grua është dërguar me urgjencë në spital me lëndime të rënda në duar dhe fytyrë. Ndërkaq policia ka njoftuar se fati në fatkeqësi ishte që në ato momente brenda shtëpisë nuk ishin edhe fëmijët.

Në Konektikat ndalohet posedimi i mjeteve piroteknike dhe dinamitit, por kjo grua nuk do të dënohet pasi dinamiti i përkiste pronarëve të mëparshëm të shtëpisë. /Telegrafi/