Site icon Telegrafi

Mbeti në shkëmb lakuriq duke u përpjekur të shkojë në plazhin e nudistëve

Gruaja 27 vjeçare hoqi rrobat e saj para se të provonte të lëshohej nëpër një shkëmb mbi 100 metra të lartë për në Black Beach, në San Diego, Kaliforni, raporton Metro.

Sidoqoftë, rrugës për në plazh ajo ndeshi në vështirësi dhe e kuptoi se më as nuk mund të ngjitej lartë e as të lëshohej poshtë. Njëri nga nudistët e vërejti vajzën dhe thirri shërbimin e emergjencës për të cilët me siguri ka qenë njëri ndër aksionet më bizare në të cilin kanë ndërmarrë pjesë ndonjëherë.

Vajzës më pas ia ofruan ca rroba, para se të ngjitje lartë shkëmbit me litarë, ku mori rrobat e saj pa dyshim me fytyrë të skuqur. Dhjetëra roje sigurie thuhet të kenë marrë pjesë në këtë operacion njëorësh. Amber D. Dittrich u dërgua në spital, ku pas testit të urinës ajo doli pozitive në përdorimin e marihuanës. /Telegrafi/

Exit mobile version