Telegrafi

A i mbeti në derë Mustafës, partneriteti me Veselin? Ja çfarë thotë këshilltari i kryeministrit

Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa dhe këshilltari i tij ka folur në emisionin “Komiteti” për raportet ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht për raportet ndërmjet udhëheqësve të tyre, Kadri Veselit e Isa Mustafës.

Havolli ka thënë se raportet ndërmjet krerëve të partive të koalicionit nuk është se kanë ndryshuar – pra, ato kanë qenë të njëjta në dy vitet e fundit – dhe se Mustafa e Veseli kanë takime të rregullta.

Ai ka treguar se PDK-ja dhe LDK-ja kanë koordinime të përgjithshme, dhe natyrisht se ka edhe bashkëpunim në mes liderëve të tyre.

Këshilltari i kryeministrit në “Komiteti” ka thënë se pavarësisht se koalicioni i tanishëm është arritur ndërmjet Mustafës e ish-shefit të PDK-së, Hashim Thaçit, edhe pas largimit të këtij të fundit, kryeministri ka vazhduar komunikimin e njëjtë me kreun e ri të PDK-së.