Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin heroik kur një nxënës i klasës së tretë ia shpëton jetën një shoku të klasës, i cili po ngufatej pasi i kishte mbetur në fyt kokrra e rrushit.
Thomas Conley, 8-vjeçar, ishte ulur pranë Isaiah Rodrigues në shkollën fillore Porter në Mesa të Arizonës, kur vërejti se diçka nuk ishte në rregull, transmeton Telegrafi.
“E dëgjova duke qarë dhe menjëherë pyeta veten se çfarë nuk është në rregull? Nuk e dija se çfarë po bënte”, tha Conley.
“Por në fund e kuptova se po ngufatej, kështu që vendosa të aplikojë metodën Heimlich”, shtoi vogëlushi.
Pa hezitim, para se ta vërenin të rriturit, Thomas veproi menjëherë duke ia shpëtuar jetën shokut të klasës me metodën Heimlich.
“Veprova sepse nuk doja që Isaiah të vdiste”, shtoi Conley.
I riu është nderuar me mirënjohje për veprimin heroik – madje organizuan një ceremoni të ndarjes së mirënjohjes për të. /Telegrafi/